Moderatorja Dojna Mema, e ftuar në “Natën me Aulonën” foli për episodet, kur ka përplasje me bashkëshortin e saj, Vlashent Sata.
Dojna ka treguar, se nuk kanë qenë të pakta herët, kur është mërzitur ka bërë gati valixhen dhe është larguar nga shtëpia.
“Në shtëpinë valixhja ime rrinte gjithmonë gjysmë e bërë. Në momentin që bëhet një debat i fortë mua më sikur më fshihet çdo gjë që ka ekzistuar më përpara edhe them kjo nuk është jeta që dua. E kam gjithmonë valixhen gati e mbyll dhe e tërheq. Tani që është djali nuk e bëj më, thjesht futem te dhoma edhe reflektoj me veten. Po i kemi përplasjet shumë të forta. Mbi 20 herë jam larguar, kthehesha ditën tjetër. Në fillim s’kishte shanse, por më pas ta merr dorën dhe ti kthehesh vetë“, tha Dojna duke i shkaktuar të qeshura Aulona Mustës. /Labirinth
- Juela flet për miqësinë me Rogertin: Ose do ta duash, ose ndonjëherë e urren
- “Keni hyrë në rrethin familjar”, Selvija falenderon Labin dhe 2TON: Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm
- “Kujdes me situatat e fshehta”, Horoskopi i datës 10 Gusht, sipas Meri Shehut
- Aludimet për shtatzëni të dytë, ja si reagon Kiara Tito
- Mes dhimbjes dhe lotëve, Messi i jep lamtumirën e fundit babait
- Adelina Ismaili: Dua Lipa e Rita Ora nuk kishin “dhez” nëse do kishin mbetur këtu
