Mon. Jan 6th, 2025

“Do vjedhin protagonizmin nga Bricjapët”, astrologia bën parashikimin e Horoskopit për muajin Janar

Astrologia Meri Gjini ka qenë për herë të parë për vitin 2025 në studion e “7pa5”, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova,ku ka bërë parashikimin e Horoskopit për muajin Janar.

Aries
Humori jo shumë i mirë ka ngjyrosur ditët e para të janarit. Ka nisur që për ndërrimin e viteve. Mund të jenë frikërat e tyre apo bilanci i vitit. Mosgjetja e formës në përshpejtimin e çështjeve të punës i jep këtë ndjesi jo të mirë. Kanë një lidhje duarsh, për të gjetur zgjidhje në profesion, të paktën deri në datën 14 janar. Prandaj duhet ta marri më shtruar pjesën e inicativave dhe ritmit në punë. Nisni që sot të përkushtoheni për fizikun tuaj. Merruni me aktivitete.

Taurus
Marsi te Gaforrja u shkon shumë. Kujdes me diskutimet dhe tonacionet në familje deri në datën 8. Pas datës 8 do jeni shumë të saktë në gjykim. Venusi te Peshqit është në hyrje pozitive me diellin e tyre. Prandaj në gjysmën e dytë të janarit kanë mundësi shumë të mirë për lëvizje ekonomike. Mund të gjejnë zgjidhje në shërbimin e lekut. Çfarë ka të bëjë në ndihmesë të zgjidhjes së ekonomisë suaj, vendoseni në agjendë nga data 12. Kanë ndjesinë që ka faktor të papritur prezent, sikur do ndodh diçka. Por ruhuni nga lëvizjet e nxituara.

Gemini
Është një muaj që do japi mundësinë të merren me çështje që i përkasin familjes ose me bashkëpuntorë që i kanë si familjar. Duhet të marrin shtruar problematikat që kanë me këto persona. Hëna e plotë e datës 13 nxjerr prioritet zgjidhje të çështjeve që i kanë shqetësuar prej kohësh. Zgjidhjet janë të sakta dhe japin rezultatin që presin. Stabiliteti në raportet personale ose në çift duhet t’i prisni në fund të muajit. Mos besoni çfarë dëgjoni dhe mos veproni në bazë të këtyre informacioneve.

The crab
Do vjedhin protagonizmin nga Bricjapët, që kanë periudhën e tyre. Do kenë Hënën e plotë që ndikon nga data 10-20 janar. Duket sikur në kokën e tyre ka shumë gjëra që duhen korrigjuar. Do dalin prioritete të tjera në agjendë. Ka takime dhe prurje të reja muaji. Në fazën e parë të muajit do ishte mirë ta merrni lehtshëm ritmin e ditës së sotme. Ka një tendencë që duan të vrapojnë dhe mezi presin të futen në ritëm. Pjesa e parë e vitit është shumë e rëndësishme për të mbyllur çështje që kanë mbetur të hapura nga viti i shkuar.

Leo
Diskutimet dhe zgjidhje të problematikave të rëndësishme duhet të shmangen në pjesën e parë të muajit. Pyesni 100 vetë dhe bëni siç dini vetë. Në gjysmën e parë të muaji do përcaktohet shija e vazhdimësisë. Ky mars në të kundërt do të nxjerri problematika ose do rikthejë në sipërfaqe situata të së kaluarës që nuk i kanë kapërcyer. Kjo javë ju lehtëson, keni një ritëm të shpejt dhe të mirë.

Virgo
Marsi te Gaforrja ju shkon shumë, për mënyrën si do bashkëpunoni dhe si do zgjidhni çështje. Venusi përballë bën të mundur që të merrni vlerësim të mirë. Njohjet e reja do jenë pjesë e të përditshmes nga mesi i muajit dhe në vazhdim. Mos ngatërroni çështjet e ekonomisë me njerëzit që doni. Shija e javës përmirësohet ndjeshëm në fundjavë.

Libra
Impenjimi kryesor i tyre është profesioni. Por është pikërisht kjo çështje që duhet shmangur, pasi asgjë nuk do ju prishi terezinë. Vëmnedja dhe koha e tepërt duhet t’i dedikohet familjes. Me Venusin te Peshqit i kanë të gjitha mundësit për tu ndjerë mirë dhe do sjellë njohje te reja. Me Hënën te Ujori ndërton raporte që duken momentale, por mund t’i rezistojnë kohës shumë mirë.

Scorpio
E kanë situatën totalisht në kontroll. Ekonomia do dominojë si ngjyrosje gjatë janarit. Këshilla e vetme për ju është që çfarë do lloj nisje apo arritje, t’i mbajnë për vete. Sidomos sot dhe nësër. Mos i ndani me të tjerët pa i përfunduar. Venusi te Peshqit do ju favorizojë në korigjime për veten tuaj dhe fizikun dhe gjithashtu në këmbimet ekonomike. Kujdes me komunikimin në familje.

Sagittarius
Mërkuri është te ata. Lëvizje të kujdesshme ose zgjateni pushimin sa të mundeni. Çështjet e punës, ujdira ose firma, mos u nxitoni. Tendenca për të rënë përballë mureve të tyre emocional mund t’i detyrojë të bëjnë gabime. Kjo ndjesi ndryshon të mërkurën. Me Mërkurin te Bricjapin do ndihen shumë më mirë dhe më të lehtësuar. Ka zgjidhje në çështje profesionale që kanë qenë të ngecura që nga fillimi i shtatorit. Venusi te Peshqit, kujdes me komunikimin pjesën e parë të muajit. Çështjet emocionale do marrin një formë shumë të bukur nga mesi i muajit dhe në vazhdim.

Capricorn
Do duhet të presin më pak, pasi shkëlqimin e tyre e merr gaforrja, pjesën e parë të muajit. Ritmi dhe zhvillimet ndryshojnë nga data 8. Janari do jetë i rrjedhshëm dhe me një agjendë të ngarkuar edhe nëse nuk e keni në plan. Hëna e plotë të Gaforrja ju ndihmon shumë për të zgjidhur çështje të fëmijëve dhe çështje të profesionit. E mërkura, e enjtja dhe e premtja janë ditët e mira të kësaj jave.

Aquarius
Hëna e Re në fundin e muajit, në datën 29 është te ujorët. Do bëjë që të shoqërohet me fillime të forta duke dhënë një shije të mirë 2025. Me ekonominë kanë një ritëm të ngadaltë në pjesën e parë të muajit. Do gjejnë formën vetë në fund të muajit. Kujdes në ditët e para të janarit nga situatat virusale.

Pisces
Me Venusin te vetja dhe Saturnin te vetja, nuk do i mungojë vëmendja. Do e gjejnë veten në ëndrra dhe pritshmëri të mëdha. Venusi nxjerr prioritet çështje që i përkasin shëndetit dhe erosit. Një pjesë e tyre do ëndërrojë për dashuri të mëdha. Por Peshqit emocionet e forta i presin në gjysmën e dytë të vitit 2025, prandaj mos nxitoni. Për zgjidhje që i përkasin trupit dhe familjes së tyre nga data 22 deri në 5 shkurt është peridha perfekte. Për çështjet ekonomisë koha e duhur për zgjidhje nis që nga e mërkura./vizionplus.tv

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *