Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar dhe njëkohësisht tepër e suksesshme, Dafina Zeqiri, ka ndarë planet e saj për të ardhmen, duke zbuluar një anë më personale dhe intime të saj.
Në një intervistë të fundit, ajo ka treguar dëshirën e saj për të krijuar një familje të madhe.
“Pas disa vitesh do të kem 3 fëmijë”, ka thënë Dafina, duke shtuar se ëndrra e saj është të ketë një shtëpi të mbushur me dashuri dhe harmoni.
“Më pëlqen të kem një familje, të kem një shtëpi të mbushur”, ka shtuar ajo, duke reflektuar për rëndësinë e familjes në jetën e saj.
Këngëtarja, e cila kohët e fundit kurorëzoi dashurinë e saj me martesë, duket se po mendon seriozisht për hapat e ardhshëm në jetën e saj personale.
- FOTO/ Grida Duma i bën motrës urimin e veçantë për ditëlindje
- “Ka ndriçuar jetën tonë”, urimi i Kiarës dhe familjes për Krishtlindje
- Kiara Tito shfaqet si në vitet ’80, ja çfarë mendon Luiz Ejlli
- VIDEO/ Kiara tregon 3 veshjet e Lunës për Krishtlindjen, komenti i Luizit nuk duhet humbur
- VIDEO/ “Më bëre shok, partner, bashkëshort edhe baba”, dedikimi i Luizit për Kiarën në 2-vjetorin e njohjes
- VIDEO/ “A Je Bre Normal?”, Top Channel zbulon se kur do të fillojë programi i ri i Meriton Mjekiqit