Edona James, transgjinorja nga Suhareka, vazhdon të jetë një temë e nxehtë në media, edhe pse disa muaj kanë kaluar që nga përfundimi i Big Brother VIP Kosova 2.
Ajo u bë e njohur në këtë format për shkak të humorit dhe karakterit të saj të veçantë. Së fundmi, Edona ka realizuar një live në Instagram, ku iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve të saj.
Një ndjekës e pyeti nëse do të rikthehej në Big Brother për të përjetuar sërish eksperiencën. Edona reagoi menjëherë, duke shprehur se ka marrë pjesë në shumë edicione të Big Brother dhe se është lodhur nga kjo eksperiencë.
“Zoti mos e bëftë. U plaka nëpër Big Brother-a, në Gjermani e këtu. Ndoshta në Shqipëri hyj ndonjëherë”, u shpreh ajo.
Edona tani po punon në projekte të reja muzikore dhe një prej tyre do ta lançojë së shpejti.

- Juela flet për miqësinë me Rogertin: Ose do ta duash, ose ndonjëherë e urren
- “Keni hyrë në rrethin familjar”, Selvija falenderon Labin dhe 2TON: Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm
- “Kujdes me situatat e fshehta”, Horoskopi i datës 10 Gusht, sipas Meri Shehut
- Aludimet për shtatzëni të dytë, ja si reagon Kiara Tito
- Mes dhimbjes dhe lotëve, Messi i jep lamtumirën e fundit babait
- Adelina Ismaili: Dua Lipa e Rita Ora nuk kishin “dhez” nëse do kishin mbetur këtu
