Sun. Dec 29th, 2024

Helena Kadare: Mbajeni dashurinë, është gjëja më e vyer dhe më e çmuar në jetë!

Helena Kadare ka qenë e ftuar “Në Kurthin e Piter Pan”, ku foli për shumë aspekte të jetës së saj.

E pyetur nga Alketa Vejsiu, se cilat janë gjërat më të rëndësishme për të lidhur me marrëdhëniet njerëzore, Helena u përgjigj:

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme në jetën e njeriut është dashuria. Pa dashurinë nuk bëhet asgjë. Dashuria është motori i gjithçkaje. Kjo fillon që në Bibël, që thotë mund të kesh shumë gjëra, mund të jesh shumë i pasur, mund të jesh shumë i fuqishëm, por pa dashuri nuk bën dot asnjë gjë. Më përpara ka patur shumë më afrim dhe më shumë dashuri mes njerëzve. Ne rrinim shumë afër njëri-tjetrit dhe dashuria ishte shumë më e madhe, tani është pakësuar. Mbajeni dashurinë është gjëja më e vyer më e çmuar në jetë. Dhe e dyta lumturia që të jep miqësia e vërtetë. është vërtet një mrekulli. Të kesh një mik të vërtetë, të cilit mund t’i thuash gjithçka pa doreza, që nuk ke droje, je i tëri i tij pa u detyruar të bësh diplomaci. Nëse gjeni mikun ose mikeshën e vërtetë, tek e cila besoni. Besimi është një gjë e jashtëzakonshme. Kur beson te dikush.”

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *