Këngëtarja Çiljeta Xhilaga e cila është pjesë e “Ferma Vip” ka rrëfyer se nëna e saj vuan nga kanceri dhe aktualisht po ndjek seancat e kimioterapisë.
“Kjo e mamit ishte një shok shumë i madh. Me zotin para, ka për ta kaluar shumë shpejt. Kam merakun e flokëve, sepse është kjo procedura që po i bien flokët dhe a do e përballojë dot. I kam thënë që do i dalin prapë. I kam porositur edhe një paruke. Është në fazë kimio dhe nuk bën të marrë vitamina. Unë prej mamit hyra këtu, se më tha ik futu se do të shikoj 24 orë. Se unë e kisha ndarë mendjen për jo. Të gjitha takimet, me orare, me data ja kam lënë të gjitha gati. Fat i madh që kam nusen dhe çunat e xhajës në Itali se po të kishte qenë vetëm me mua nuk do ja dilnim dot. Unë më tepër isha shoqëruese psikologjike. Ikin bashkë bëjnë kimiot dhe kthehen prapë bashkë”, tha Çiljeta.
Elsa Lila, teksa i ka shprehur mbështetjen e saj, e ka këshilluar që të kujdesen sa më shumë për psikologjinë e mamit, në këto momente dhe ta bëjnë sa më të lumtur.
“Deri tani me sa thua ti parametrat janë shumë mirë, në këto raste, ilaçi kryesor është psikologjia. Nëse ajo është e lumtur me vajzën dhe nipin e saj…”, tha Elsa Lila.
- VIDEO/ Top Channel në zi! Nga Ledioni te Arbana, dedikimet prekës për punonjësen e televizionit që u nda nga jeta
- Neda Balluku-G Banit: Valbona po të përdor nga mëngjesi në darkë!
- Debati i ashpër i Arsidës me Valbonën, G Bani: Rrugaçe!
- Meri Shehu tregon shenjën e HOROSKOPIT që do të triumfojë këtë javë
- “Fto Lori dhe Sara Hoxhën në emision”, ja si i përgjigjet Arbana Osmani ndjekësit
- VIDEO/ Familja Ejlli argëtohen sëbashku, Luizi: Mos moj gru, mos trego se u bëra gazi i botës