Në intervistën për “Canape”, Erjola Doçi dha si shembull Bardhin, duke vlerësuar publikisht veprimet e tij për partneren, Sara Gjordeni.
Deklarata e Erjolës:
“Unë kërkoja shumë gjëra dikur, por sot në këtë pikë ku jam, duket klishe dhe s’më intereson aspak sesi e mendojnë njerëzit, por sot realisht vuan për dashuri, atë emocionin e vërtetë, për këtë vuan sot. Të gjitha të tjerat i gjen, ia mundëson vetes, më përpara thoja jo po mashkulli të jetë burrë me shumë ‘rr’, jo po të jetë nga veriu, jugu, vende të ndryshme, jo po të më japë siguri, do ti që të gjitha këto nuk e definojnë atë që quhet burrë? A të të jap një shembull kush quhet burrë? Quhet Bardhyl Idrizi, me këtë që bëri së fundmi. Megjithëse e kam shok, nuk po i flas si shoqe, por po ta them këtë si publik. Vajzën që ka në krah ia paragjykuan, la interesat, lekun, suksesin dhe një njeri që hedh poshtë suksesin, famën, të ecurën përpara, mundësitë ekonomike për dikë, kjo është dashuri. Ky është burrë me shumë pantallona dhe atribute për mua kështu që dua dikë që të më ndjekë në çdo hap të jetës sikurse unë atë. Nuk dua dikë që të më mbushë jetën me lule, por dua dikë që të më japë dashuri.”
- FOTO/ Grida Duma i bën motrës urimin e veçantë për ditëlindje
- “Ka ndriçuar jetën tonë”, urimi i Kiarës dhe familjes për Krishtlindje
- Kiara Tito shfaqet si në vitet ’80, ja çfarë mendon Luiz Ejlli
- VIDEO/ Kiara tregon 3 veshjet e Lunës për Krishtlindjen, komenti i Luizit nuk duhet humbur
- VIDEO/ “Më bëre shok, partner, bashkëshort edhe baba”, dedikimi i Luizit për Kiarën në 2-vjetorin e njohjes
- VIDEO/ “A Je Bre Normal?”, Top Channel zbulon se kur do të fillojë programi i ri i Meriton Mjekiqit