Këngëtarja Britney Spears do të publikojë së shpejti librin e saj me kujtime të titulluar “The Woman in Me”
“Më kanë parë shumë sy duke u rritur. Më kishin parë lart e poshtë, njerëzit të më tregonin se çfarë mendonin për trupin tim, që kur isha adoleshente. Rruajtja e kokës dhe aktrimi ishin mënyrat e mia për të vazhduar përpara”, ka treguar Britney Spears në librin e saj me kujtime “The Woman in Me”.

Por, “People” shkruan, se një urdhër gjykate i dha në vitin 2008 babait të saj dhe një avokati kontroll mbi çështjet e saj financiare dhe personale, dhe në këtë mënyrë Britneyt i ishte ndaluar të mbante pamjen e re.
“Nën kujdestarinë më bënë të kuptoja se ato ditë tani kishin mbaruar. Më duhej të rrisja flokët dhe të kthehesha në formë. Më duhej të shkoja në shtrat herët dhe të merrja çfarëdo medikamenti që më thanë të merrja.”, thotë Britney sipas “People”. Burimi: People /Labirinth
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
- VIDEO/ Ina Aderi: Më kanë ngacmuar personazhe të njohur, nuk e dua më këtë përndjekjen…
- “Ma fshehën, më gënjyen”, Katerina tregon dhimbjen që kaloi në momentet që i ndryshuan jetën
