Aktori i njohur Bes Kallaku, një figurë shumë e përfolur në mediat rozë pas ndarjes me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut.
Ai ka publikuar këngën e tij më të re, një bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj, të titulluar “Pa Ty”.
Ndjekësit e tij kanë nisur menjëherë të spekulojnë mbi faktin se kjo këngë mund të jetë një reflektim për marrëdhënien e tij të fundit, duke parë se teksti është shkruar vetë nga Besi.
“Falja, të gjithë më thonë falja, jo nuk ma bën zemra. Doja të ta falja. A ja vlejti kur zemrën e shite“, është një nga vargjet ku aktori duket sikur shpreh trishtimin pas ndarjes, duke ngritur dyshime se fajtore për përfundimin e lidhjes mund të jetë Xhensila.
- VIDEO/ Xhilda batuta me Heidin: Ti të bën për serum, ta dijë publiku…
- Jul Deda: Shyqyr që u fut Gjesti se çunat e tjerë ishin duke luajtur domino
- VIDEO/ Gjesti batuta me Eglin: Kthehu të të puth se m’u ka tharë buza…
- VIDEO/ Gjesti-Eglit: Nuk më pëlqen asnjë vajzë deri tani
- VIDEO/ Gazetarja për Jozin: Ka një partner jashtë, e mban foton me të në profil
- Luiz Ejlli dhe familja nisen për pushime në Maldive