Këngëtarja Aurela Gaçe ka lajmëruar se kërë sezon dimëror nuk do të jetë me performanca live çdo fundjavë, por me data të caktuara.
Po ashtu, ajo ka njoftuar, se do të performojë në kryeqytet me data të caktuara.
“Miq, për të gjithë ju që jeni mësuar të më shihni me performanca “live” prej pothuaj 10-11 vitesh në Tiranë, për të gjithë ju që më pyesni se kur do fillojë sezoni i ri, ju bëj me dije se këtë sezon dimëror nuk do jem pranë jush. Sigurisht do të jem me data të caktuara por jo cdo fundjavë, ashtu si vitet e mëparëshme“, shkruan Aurela. / Labyrinth