Njëri prej ndjekësve në Instagram e ka pyetur moderatoren Aulona Musta, nëse do të jetonte me vjehrrin dhe vjehrrën apo jo.
Ajo është përgjigjur, se ata janë të mrekullueshëm, por gjëja më e mirë është që çdo çift të jetojë vetëm.
“Jo. Njësoj siç nuk do jetoja as me prindërit e mi. Unë dua të rri lakuriq në shtëpi! Të zihem e pajtohem me burrin pa i dhënë llogari njeriu dhe pa shqetësuar njeri. Dua të vendos vetë për fëmijën tim, çfarë do gatuaj për drekë, kur do e pastroj shtëpinë, etj, etj Unë kam vjehrrin dhe vjehrrën më të mrekullueshëm në botë, por gjëja më e mirë për çdo çift është të jetojnë vetëm”, shkruan Aulona në Instastories. / Labyrinth