Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shoqëruar sot nga BKH dhe SPAK, pas një aksioni në Bashkinë e Tiranës.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se ndaj kreut të bashkisë Tiranë është caktuar masa ‘arrest me burg’.
Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërkohë që pritet njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Masa për të është caktuar nga gjyqtari Erjon Bani.
Ndërkohë, masa arrest shtëpie është caktuar për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxës. Ndërsa në detyrim paraqitje janë vendosur Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.
Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, është paraqitur disa herë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. /Top Channel
- Arrestohet kreu i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, ja për çfarë akuzohet
- Chiara Ferragni flet për lidhjen e re: Jam shumë e lumtur, nuk do të kthehem kurrë tek Fedez!
- Ronaldo e ironizon për Gjestin, Xheneta i kthehet: Kështu i prisni mysafirët, nuk kam ardhur për ty!
- “Sjelljet e Gjestit ndaj saj kanë qenë të pahijshme”, familjarët e Valbonës: Shqipe Hysenaj dhe Bledi Mane po përhapin thashetheme!
- VIDEO/ G-Bani flet pas përjashtimit nga BBV: Nuk është hera e parë që imazhi im është prekur