Sat. Dec 28th, 2024

Arbana Osmani: Askush nuk komenton dot më për banorët e BBV

Moderatorja Arbana Osmani ka bërë me dije se në faqen zyrtare të Big Brother Vip nuk mund të komentojë askush.

Sipas saj, shkak i këtij vendimi janë bërë komentet me gjuhë urrejtje ndaj banorëve, por edhe familjarëve të tyre.

Më vjen shumë keq që nuk do të mund të shprehni mendimin tuaj për banorët. Top Channel do t’jua mundësojë këtë gjë kur të ndalojnë fyerjet, kërcënimet edhe për gra shtatzëna. Fansa të çmendur fyejnë, shajnë, kërcënojnë, bullizojnë. Le të shpresojmë që kjo gjë të qetësojë sadopak situatën për ata që përdorin gjuhë urrejtje“, tha Arbana.

Kujtojmë se, një vendim të tillë e mori edhe vetë moderatorja. Ajo lejoi vetëm persona të caktuar, që të komentonin në postimet e saj në Instagram. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *