Thu. Dec 26th, 2024

The US ambassador goes to Basha and asks that Berisha not be in Parliament in September

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka folur për mediat pas takimit që zhvilloi me kreun e PD-së, Lulzim Basha në selinë e PD.

Përveç së tjerash, ajo tha se është përgjegjësi që ndërsa krerët e partive do të futen në Kuvend, të shoqërohen nga deputetë që e meritojnë besimin e shqiptarëve.

“Ndërsa PD do të rikthehet në Kuvend është e rëndësishme që PS të mund të ngrihet mbi interesat e saj partiake. Dua të nënvizoj dhe njëherë përgjegjësinë që ndërsa krerët e partive do të futen në Kuvend, të shoqërohen nga deputetë që e meritojnë besimin e Shqipërisë. E rëndësishme që PD të mendojë për këto çështje. Siç e përmenda më parë, PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga diktatura, nga komunizmi. Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për këtë vend, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu. Në fakt shpresa jonë është që partitë të vazhdojnë përpara dhe bashkëpunimi ynë të shkojë përpara. Për këtë arsye ka vendime të vështira për të gjithë, shpresoj që njerëzit të kenë mundësi të çlodhen në muajin gusht dhe të kthehen të freskët dhe të përtërirë për ato që ka e ardhmja”, tha ambasadorja.

Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha, aktualisht deputet i PD-së u shpall “non grata” nga SHBA-të. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *