Arbenita Bunjaku, vajza e policit Afrim Bunjaku i cili humbi jetën dje pas një su.lmi të kryer nga një grup personash të ar.ma.tosur në veri të Kosovës i ka dhënë lamtumirën babait të saj.
Në mbledhjen përkujtimore, Arbenita e përlotur, e quajti babain e saj hero, ndërsa tha, se ikja e tij iu la një plagë të madhe në zemër familjarisht.
“Heroi im, babai im. Sa vështirë e kam të shkruaj për ty babai im. Para kohe, unë mbeta jetim, kurrë s’e kam besuar. Ikja jote babi, na la një plagë të madhe në zemrat tona. Babi nuk e di si do t’jetoj unë pa ty. Si të jetoj unë pa heroin tim? Hyra brenda në shtëpi dhe ty nuk të pashë. Është shumë e rëndë për mua. Vendin tënd në shtëpi nuk e zëvendëson askush. Të gjitha na i mësove, por si të jetojmë pa ty, asnjëherë. Babi, ti ishe një njeri i dashur për familjen, shoqërinë ashtu edhe për punën. E flijove jetën për liri, për këtë vend që ne dhe Kosova të jemi të gjithë krenarë me ty, me heroizmin tënd, mundin dhe punën që e kë bërë për këtë vend. Të premtoj babi që do të jem gjithë krenar me ty dhe do të ndjekim gjithmonë rrugën tënde. Me mall dhe dhimbje do të përkujtojmë gjithmonë heroi im, babai im”, u shpreh vajza mes lotësh.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shpalli 25 Shtatorin ditë zie në nderim të policit Afrim Bunjaku.
- VIDEO/ Laerti dhe Gjesti puthen në buzë
- “Duke filluar nga sot, energjia lëviz në një drejtim më pozitiv”, Horoskopi i datës 10 Mars
- VIDEO/ Do qeshni me lot, djemtë e BBV4 vishen si vajza dhe grimohen
- Redoni bën deklaratën e papritur: Nuk kam çuar mesazh për Eglin
- “8 Mars sot lale, bebelinat janë te rafti parë”, ja si i përgjigjet Luizi Kiarës