...
Thu. Dec 26th, 2024

Covid-19/ New Zealand, an example for everyone!

Në një kohë kur shumë e shumë vende regjistrojnë mijëra raste me koronavirus, në Zelandën e Re si duket mbizotëron paqja. Në fund të qershorit u konfirmuan vetëm dy raste të reja me koronavirus.

Por për 24 ditë me radhë, Zelanda nuk kishte asnjë rast me virusin vdekjeprurës.

Por, cila ishte strategjia e Zelandës së Re pas suksesit Covid-19?

Në 2 shkurt, një burrë në Filipine u bë personi i parë jashtë Kinës që vdiq nga Covid-19. Edhe pse ende nuk ishte raportuar asnjë rast, të nesërmen Zelanda e Re ndaloi hyrjen e të huajve që vinin nëpërmjet Kinës.

Ndërsa personat të cilët do të ktheheshin nga Kina duhej të vetëizoloheshin për 14 ditë. Po ashtu Zelanda ndaloi fluturimet me Iranin, Korenë e Jugut, Italinë veriore dhe të gjitha vendet që po prekeshin ndjeshëm nga virusi.

Ndërsa në 16 mars të gjithë që vinin nga jashtë duhej të vetëkarantinoheshin, përveç atyre që vinin nga ishujt e Paqësorit të cilat nuk ishin prekur nga koronavirusi.

Kryeministrja Jacinda Ardern tha se këto ishin rregullat më të rrepta në botë, për të cilat nuk kishte pse të kërkonte falje.

Disa ditë më vonë, zonja Ardern ndërmori hapin e radhës për mbylljen e kufijve pothuajse për të gjithë.

“Marrja e këtij vendimi në një kohë kur në botë ishin disa mijëra raste, bëri të mundur ndalimin e përhapjes së koronavirusit”, tha për BBC, profesor Martin Berka, një ekonomist në Universitetin “Massey” në Zelandën e Re.

Ndërsa në 25 mars pati një mbyllje totale mbarëkombëtare, dhe u kërkua që të ofroheshin vetëm shërbime thelbësore, ndërsa të gjithëve iu kërkua të qëndronin në shtëpi.

Në këtë pikë, Zelanda e Re kishte regjistruar vetëm 102 raste dhe asnjë vdekje. Ndërkohë që OBSH përgëzoi Zelandën e Re për veprimin e shpejtë, duke e mbajtur atë si një vend model për vendet e tjera.

Më 8 qershor, kryeministrja Ardern njoftoi se për 17 ditë nuk kishte asnjë rast me Covid-19 dhe se pacientët u shëruan plotësisht.

“Ne kemi besim se kemi eliminuar transmetimin e virusit në Zelandën e Re tani për tani”, she expressed.

Pas kësaj të gjithë dolën nga karantina dhe nisën jetën, por jo si më parë, këtë herë me distancim social, ashtu sikurse kudo në botë. Ndërsa kufijtë vazhdojnë të jenë të mbyllur dhe ende nuk është marrë asnjë vendim. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.