Në studion e Big Brother Vip sot nuk ka këmbë njeriu përveç moderatores Arbana Osmani dhe opinionistëve Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari.
Ata janë veshur me të zeza, në nder të rojes së sigurisë Pal Kola, i cili humbi jetën pas sulmit në drejtim të Top Channel.
Arbana iu komunikoi banorëve se, spektakli nuk do të zhvillohet sonte dhe se ata duhet të marrin një vendim, nëse do të qëndrojnë apo jo deri më 6 maj.
Ngjarja ndodhi para dy ditësh, ndërsa tronditi jo vetëm botën e medias. / Labyrinth