Wed. Nov 6th, 2024

Një president italian shkon për herë të parë në Sanremo

Aktori Roberto Benigni ishte i ftuar në natën e parë të Sanremos në Itali, ku mbajti monologun e tij, plot humor e të vërteta. Ndërkohë, që nga ana tjetër, Sergio Mattarella u bë presidenti i parë i Republikës italiane, që mori pjesë në Sanremo.

"Ju jeni në mandatin tuaj të dytë, Amadeus është në të katërtin dhe tashmë ka rezervuar të pestin, a është kushtetuese? Ne i falim gjithçka sepse ai është me të vërtetë një njeri i jashtëzakonshëm dhe drejtor i madh artistik. E dëshmon, fakti që për herë të parë presidenti i Republikës ndodhet në Sanremo. President a ju kanë paralajmëruar sa zgjat Festivali, jemi në gjysmë të natës”, tha Benigni me humor.

Më pas Benigni kujtoi të atin e ndjerë të presidentit, Bernardo Mattarellan, i cili ishte një prej themeluesve të Kushtetutës.

“Midis tyre ishte Bernardo Mattarella, babai i presidentit, të cilit ne e duartrokasim. President, ju dhe Kushtetuta keni të njëjtin baba. Kushtetuta është motra e tij”, tha më tej Benigni. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *