Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama mblodhi drejtuesit e PS-së në qarqe lidhur me zgjedhjet të cilat do të mbahen në 25 prill 2021.
Mësohet se Rama ka kërkuar që në zgjedhjet parlamentare të 2021 të arrihen 74 mandate duke kërkuar një tjetër mandat qeverisës, të tretin në radhë.
“Në zgjedhje synojmë të marrim 74 mandate. Nga nesër nis riformatimi i FRESSH dhe më pas Forumi i gruas”, ka thënë Rama. / Labyrinth