Fri. Sep 20th, 2024

The cold "grips" the whole country, temperatures up to -11 degrees this week

Shërbimi meteorologjik ushtarak ka bërë parashikimin e motit për këtë javë. Sipas SHMU, moti do të jetë me temperature shumë të ulëta.

"Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të acarta me origjinë verilindore (siberiane) me temperatura që do të “mbërthehen” në vlera negative në pjesën më të madhe të territorit”, thuhet në njoftimin e SHMU-së.

Por, nga ana tjetër bëhet me dije se, në të gjithë territorin parashikohet një mot i kthjellët.

"Në këtë mënyrë; për shkak të origjinës së masave ajrore kontinentale dhe të thata moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore për të gjithë javën”, thuhet më tej.

Po ashtu era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut për të gjithë javën me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore e fortë dhe shpejtësi deri në 10-15m/s. /labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *