Një tjetër tërmet ka lëkundur sot vendin tonë. Lëkundjet janë ndier në Tiranë, ndërsa magnituda sipas EMSC ka qenë 3.7 ballë.
Bëhet me dije se epiqendra e lëkundjeve ndodhet 30 kilometra larg Tiranës dhe 9 kilometra larg Bulqizës me thellësi 2 kilometra.
Kujtojmë se, duke nisur që dje në mbrëmje Shqipëria është lëkundur nga disa tërmete, ku më i fuqishmi ishte me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter. / Labyrinth