Sun. Jul 28th, 2024

Aktorja Zamira Kita ka reaguar menjëherë për “News 24” pas lajmit se ajo ishte infektuar me koronavirus. Aktorja korçare e konfirmoi lajmin se ajo dhe bashkëshorti janë infektuar, por tha se ajo ishte në gjendje më të mirë se ai.

“Besoj që ne e kaluam të keqen, kemi pasur mjekë e dashamirës në krah që na kanë këshilluar e shërbyer. Ndjej mirënjohje për ta”, u shpreh aktorja.

Ajo rrëfeu se shenjat e para i dalloi të shtunën e parë teksa ishte në plazh dhe se kjo ishte dita e 12 me koronavirus.

“Sot e kam ditën e 12. Kam ndjerë temperaturë të lehtë të shtunën e kaluar, kam qenë në plazh. Fillova të pi azotromicinë që aty.”, tha Kita.

Më tej ajo rrëfeu se si zbuluan që ishin pozitivë me Covid-19.

“Edhe bashkëshorti ishte për disa ditë me kollë por nuk ia kisha vënë veshin, se kuptuam. Ndaj dua të them që nuk duhen neglizhuar të gjitha shenjat. U kthyem nga plazhi, bëra tampon, rezultova pozitive ndërsa bashkëshorti rezultoi negativ por i kishte zbritur poshtë në mushkëri dhe ia tregoi skaneri që ishte me Covid. Ndërsa unë mushkërinë e kisha të pastër. Bashkëshorti kishte më shumë vështirësi se unë, i shkoi deri në 40 gradë temperatura, duke qenë se është edhe diabetik e dërguam drejt spitalit në Tiranë. Pas temperaturës u shtrua te “Shefqet Ndroqi” në spital. Sepse duhet që mushkëria të funksionojë normalisht. Nuk e humba shijen dhe nuhatjen. Kam pasur oreks edhe unë edhe bashkëshorti. “, vijoi Zamira Kita.

Por ajo gjithashtu nuk la pa dhënë edhe disa këshilla për qytetarët.

“Mendoj që është i fortë si virus dhe do infektohet 80% e popullsisë. Beni kujdes, ruani distancën lani sa më shpesh duart dhe mos neglizhoni asnjë shenjë. Kjo është e rëndësishme, do kalojë pastaj çdo gjë si një grip i thjeshtë!”, përfundoi aktorja e njohur. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *