Fri. Sep 20th, 2024

Video+Foto/ Chiara Ferragni i bën “për një lek” fanatikët e Instagramit

Blogerja e njohur italiane, Chiara Ferragni ditët e fundit ka postuar disa foto dhe video me veshje intime për festat e fundvitit, në ngjyrë të kuqe.

Mirëpo ndjekësit e saj në Instagram nuk i kanë pritur mirë këto postime, dhe kjo nuk është hera e parë.

Madje vetë Chiara ka postuar një foto, krahas së cilës i quan ndjekësit e saj fanatikë.

Së fundmi ajo ka bërë disa Instastory me përgjigjet e saj ndaj ndjekësve, ku përveç së tjerash shkruan: “Ju lutem lexoni komentet. Njerëz të tronditur për një grua me të brendshme ose njerëz që komentojnë format e një gruaje duke e bërë atë të pushojë vetëm për të shkruar diçka. Më e keqja është të dish se njerëzit që shkruajnë gjëra të tilla u mësojnë fëmijëve të tyre këtë lloj urrejtjeje dhe i normalizojnë këto sjellje si “liri të mendimit””.

/ Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *