Wed. Oct 23rd, 2024

New York returns stolen artifact worth $19 million to Italy

58 pjesët përfshijnë edhe një kokë mermeri të perëndeshës Athena e datës 200 para Krishtit, me vlerë rreth 3 milion dollarë. Alvin Bragg ka thënë se, artefaktet e vjedhura iu shitën muzeve dhe tregtarëve privatë nga disa grabitës që tashmë janë dënuar.

Edhe pse pjesët kanë një vlerë të madhe monetare, një komandant i policisë italiane i përshkroi ato si të paçmuara. Gjenerali Roberto Riccardi tha se ndihej i lumtur duke ditur, se këto objekte do të ktheheshin në komunitete.

Sipas zyrtarëve të Sigurisë Kombëtare, hetuesit kishin punuar për vite me radhë për të gjetur gjurmët e kontrabandistëve të artit dhe për të gjetur sendet që po riatdhesoheshin.

Sipas zyrës së DA, grabitësit të cilët tashmë janë dënuar janë Giacomo Medici dhe Giovanni Franco Becchina. BBC raporton se, Pasquale Camera ishte një tjetër grabitës i kishave dhe muzeve. Përfundimisht objektet e vjedhura u importuan në SHBA, ku iu shitën miliarderit amerikan, Michael Steinhardt. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *