Tue. Aug 20th, 2024

Duka dhe Dukesha e Sussex kanë mbërritur në Gjermani, ku do të marrin pjesë në një event të Invictus Games.

Më pas, Princi Harry do të mbajë në fjalim në Dusseldorf. Teksa ata u shfaqën në tapetin e kuq publiku i shoqëroi me duartrokitje dhe nuk pushuan shkrepjet e telefonave.

Meghan dhe Harry

Lojërat Invictus 2023 do të zhvillohen shtatorin e ardhshëm dhe Meghan Markle dhe Princi Harry pritet të takojnë zyrtarë dhe konkurrentë të mundshëm një vit para fillimit të tyre.

Gjatë një fjalimi, Duka tha mjaft i entuziasmuar për ndeshjet e ardhshme në sfondin e lumit Rhine, madje u bëri thirrje njerëzve që të mbështesin ngjarjen.

“Mezi pres të dëgjoj zhurmën e turmave, të ndjej adrenalinën e konkurrencës dhe të bashkohem me të qeshurat, madje edhe lotët, sigurisht të lumtura”, u shpreh Princ Harry.

Dukesha Meghan

Duka themeloi Lojërat Invictus për të ndihmuar rehabilitimin e personelit ushtarak dhe veteranëve të plagosur e të sëmurë në të gjithë botën. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *