Fri. Sep 20th, 2024

Japan is asking people to turn off the lights today

Në një kohë kur vendi po përballet me një valë të nxehti, për shkak të temperaturave të larta, qeveria japoneze u ka bërë thirrje qytetarëve të Tokios, si dhe zonave përreth që të harxhojnë sa më pak energji elektrike sot.

According to BBC, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë deklaroi se, njerëzit duhet të fikin dritat e panevojshme, por nga ana tjetër, edhe të përdorin ajër të kondicionuar për të shmangur të nxehtin.

Zyrtarët kanë paralajmëruar për një krizë energjie, ndërsa temperaturat vazhdojnë të rriten. Gjatë fundjavës në Tokoi temperaturat kanë shkuar deri në 35 gradë Celsius, ndërsa në Isesaki temperaturat kanë shkuar 40.2 gradë Celsius.

Qershori shënon fillimin e verës në Japoni, me temperatura që zakonisht qëndrojnë nën 30 gradë Celsius. Qeveria u kërkoi njerëzve që të fikin dritat e panevojshme për tre orë nga ora 15:00 me kohën e Tokios (07:00 BST). / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *