Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson në një deklaratë për mediat tha se, vendimi i Gjykatës së Lartë për të ndaluar abortin është hap i madh prapa.
Miliona gra në SHBA do të humbasin të drejtën kushtetuese për abort, pas vendimit të Gjykatës së Lartë, duke rrëzuar kështu vendimin e marrë 50 vite më parë.
Gjykata e Lartë e SHBA-së përmbysi sot vendimin historik të vitit 1973, të rastit Roe kundër Wade, që njihte të drejtën kushtetuese të gruas për abort dhe e legalizoi atë në mbarë vendin. / Labyrinth