Fri. Sep 20th, 2024

Photo/ The world-famous singer becomes a father for the first time

Këngëtari i njohur në gjithë botën, Ed Sheeran është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Cherry Seaborn ka sjellë në jetë një vajzë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari me një postim në rrjetet sociale.

“Javën e kaluar, me ndihmën e një ekipi të mrekullueshëm të lindjes, Cherry lindi vajzën tonë të bukur dhe të shëndetshme: Lyra Antarctica Seaborn Sheeran. Ne jemi të dashuruar me të. Nëna dhe foshnja janë shumë mirë dhe ne jemi në qiellin e shtatë. Shpresojmë që në këtë kohë të mund ta respektoni privatësinë tonë. Shumë dashuri dhe do të shihemi kur të vijë koha që të kthehem sërish”, shkruan Ed Sheeran në Instagram. / Labyrinth

https://www.instagram.com/p/CEliNEOBw3O/?utm_source=ig_web_copy_link

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *