Sat. Nov 2nd, 2024

Video/ Me lot në sy Beatrix Ramosaj paralajmëron: Çdo portal apo individ që më ofendon do përballet me pasoja ligjore

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka reaguar në rrjetet sociale për bullizmin që i është bërë muajt e fundit.

Në një video në rrjetet sociale, ajo shprehet se askush nuk duhet ta tolerojë diçka të tillë.

“Kjo video është për të gjithë personat aty jashtë, ku bashkë me mua kanë vuajtur nga bullizmi. Unë zgjodha të hesht duke menduar që e gjithë kjo ishte pasojë e pjesëmarrjes në një program, ku jeta private bëhet publike, por asgjë nuk është një justifikim për Cyber Bullying. Unë nuk e meritoj, ti nuk e meriton, prandaj mos u nënshtro! Le të jetë ky një mesazh force, që ti nuk je vetëm, por jemi bashkë. Duke i dhënë dorën e duke përkrahur njëri-tjetrin ta bëjmë këtë një botë më të mirë.”, shkruan Beatrix.

Ajo shprehet se, çdo portal që do të mundohet t’i prishë imazhin, apo çdo individ i cili do ta ofendojë apo kërc.ënojë do të përballet me pasoja ligjore.

Sipas piskologëve, bullizmi është një agresion që shfaqet në disa forma dhe mund të bëhet shumë kërc.ënuese per shëndetin fizik dhe psikologjik të personit që e pëson atë. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *