Fri. Nov 22nd, 2024

Meteorologu: Javën që vjen temperaturat deri në 25 gradë. Ja kur do bjerë shi

Meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani thotë se fundjava do të jetë me rritje temperaturash.

Mëngjesi i sotëm ka regjistruar vlerën në 4 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa maksimalja do të jetë 23 gradë Celsius. Nesër do të kemi rritje të ndjeshme të temperaturës, ku në ultësirën perëndimore do të shkojnë temperaturat deri në 24 gradë, ndërsa në zonat malore 18 gradë. Temperaturat e ajrit mbeten pranë vlerave normale", he expressed.

Më tej, ai bëri parashikimin edhe për javën e ardhshme.

“Javën tjetër, deri ditën e premte do të qëndrojmë në mot të qëndrueshëm. Kthjellimet do të jenë të dukshme në pjesën perëndimore. Ditën e hënë do të ketë mundësi të pakta me reshje shiu. Javën që vjen do të rriten vlerat e ajrit dhe temperaturat do të shkojnë deri në 25 gradë Celsius”, tha Osmani. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *