Rregullatori i telekomunikacionit në Rusi ka mbyllur televizionin e pavarur, “TV Rain”.
Ky i fundit është akuzuar nga Rregullatori për “nxitje të ekstremizmit, abuzim me qytetarët rusë, shkaktim të prishjes së qetësisë masive dhe sigurisë publike dhe inkurajimit të protestave”, raporton BBC.
“Jo luftës”, tha Natalia Sindeyeva, një nga themelueset e kanalit, ndërsa punonjësit dolën nga studioja.
Më pas, kanali filloi të shfaqte pamjet e një shfaqjeje të “Liqenit të Mjellmave” të Çajkovskit.
Pse “Liqeni i Mjellmave“?
Për këdo që nuk ka jetuar në ish-Bashkimin Sovjetik, apo nuk e ka lexuar historinë, mund të duket si një zgjedhje artistike krejt e rastësishme.
Por, baleti u përdor në mënyrë famëkeqe në transmetimet e radios dhe televizionit të epokës sovjetike gjatë viteve 1980 për të shënuar vdekjen e liderëve.
“Kur Leonid Brezhnev u nda nga jeta në vitin 1982, pas gati dy dekadash në pushtet, stacionet televizive të kontrolluara nga shteti ndërprenë programet që mund të transmetoni rreth vd.ekjes së tij, ose të njoftonin se kush do ta drejtonte vendin më pas, por transmetuan Liqenin të Mjellmave”, shkruan historiania e kërcimit të Stanfordit, Janice Ross në librin e saj të ri, “Like a Bomb Going Off: Leonid Yakobson dhe Baleti si Rezistencë në Rusinë Sovjetike”.
Transmetimet ishin një taktikë, që synonte të bllokonte aksesin me lajme ndërkohë që udhëheqja sovjetike vendosi në një plan pasardhës. E njëjta gjë ndodhi pas vd.ekjes së Yuri Andropov dhe Konstantin Chernenko.
Si u bë i famshëm “Liqeni i Mjellmave“?
Kur “Liqeni i Mjellmave” u shfaq premierë në Moskë në vitin 1877, ai nuk u konsiderua një sukses i madh.
Historia përqendrohet te një princ i ri, Siegfried, dhe një grua, Odette, e cila u kthye në një mjellmë duke u mbajtur rob nga një magjistar.
E vetmja mënyrë që ajo mund të shpëtonte ishte nëse një burrë binte në dashuri me të dhe i premtonte asaj se do t’i qëndronte besnik.
Siegfried, natyrisht, bie në dashuri. Magjistari e sheh si një kër.cënim. Kështu, ai e mashtron Siegfridin për të deklaruar dashurinë e tij për një grua tjetër, një mjellmë e zezë që i ngjan Odetës, por në fakt është e kundërta e saj.
Kur Siegfried dhe Odette e kuptojnë atë që ai ka bërë, kryejnë vetëvr.asje së bashku, si e vetmja mundësi e tyre për të qenë të lumtur në botën e përtejme.
Versioni origjinal i baletit u ri-koreografua në fund të viteve 1890. / Labyrinth