Kompania “Meta” ka thënë se Facebook dhe Instagram mund të mbyllen në të gjithë Evropën.
“Euronews” lajmëron se çështja lidhet me rregulloret evropiane të të dhënave që pengojnë “Meta-n”, kompaninë e njohur më parë si Facebook, të transferojë, ruajë dhe përpunojë të dhënat e europianëve në serverët me bazë në SHBA.
Në raportin e tij vjetor, drejtuar Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve të SHBA-së, “Meta” paralajmëroi të enjten e kaluar se, nëse nuk miratohet një kuadër i ri dhe kompania nuk mund të përdorë më modelin aktual të marrëveshjeve, me siguri do të duhet të largohet nga kontinenti.
Meta tha se përpunimi i të dhënave të përdoruesve midis vendeve është thelbësor për shënjestrimin e biznesit dhe reklamave. /Përshtatur nga Euronews for Labyrinth