Fri. Nov 22nd, 2024

Nënë Liza në protestë tek Parlamenti: Që prej datës 19 janar po flemë jashtë, bashkia na ka dhënë letra false

Banorët e Paskuqanit, Laprakës, Kodrës së Priftit dhe ‘5 majit’ u mblodhën sot në protestë para Parlamentit.

Ata preken nga projektet e rindërtimit dhe të infrastrukturës së bashkisë.

Ndërkohë njëra prej tyre ishte edhe nënë Liza, e cila tërhoqi vëmendjen gjatë prishjes së banesave në rrugën ‘5 maji’ .

Ajo u shpreh se që prej datës 19 janar po flenë jashtë dhe se bashkia iu ka dhënë letra false.

“Iu bëjmë thirrje të japin kontratat. Nuk janë letra këto. Duam letra me vulë, me kontratë. Nuk dal në rrugë të madhe. Nuk më ka vrarë një, por vet i 13-ti. Nuk do kërkojmë azil. Jemi luftë brenda për brenda. I bëj thirrje Gledis Nanos, nuk kemi qëlluar ne në policë, policia ka gjuajtur në ne. 30 vjet është rruga pa ndreq. Këto janë letra falso. Jam 78 vjeçe, nuk ka shtet e polici që më gënjen. Nuk fut kolonë në vendin tim, pa lëshuar firmë unë. Është jeta e fëmijëve të mi. Jemi që në datën 19 që flemë jashtë. Dikur dhe bagëtitë i mbronim, në dimër i vishnim kasollet me fier e bar që të mos mërdhinin, kurse ne jemi në rrugë. Protesta do vazhdojë ditë për ditë. Po qe nevojë dhe me çadra këtu”, u shpreh gruaja. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *