Avokat Spartak Ngjela komentoi në “Radarin Informativ” në “ABC News” deklaratën e zëvendësndihmës sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar për protestën tek selia e PD-së.
Por intervista nuk shkoi deri në fund.
Gazetarja Juli Xhokaxhi e ndërpreu intervistën duke i mbyllur fjalën në mes të bisedës Ngjelës pasi e kaloi “cakun”.
“Avokat natën e mirë, faleminderit për intervistën. Ishte kënaqësi. Nuk qenkeni në damarin e duhur sonte. Faleminderit. Vazhdojmë me informacione të tjera. Nuk mund ta vazhdoj më këtë lloj interviste”, tha gazetarja. / Labyrinth