6 janari simbolizon Ditën e Shenjtë të Ujit të Bekuar.
Kjo festë përcillet në Berat çdo vit, për besimtarët e krishterë.
Ceremonia e kësaj dite të shenjtë, si çdo vit, edhe sot filloi herët në mëngjes në Kishën e Shën Dhimitrit.
Shtatë të rinj nga të gjitha lagjet e qytetit të Beratit u hodhën në ujin e ftohtë të lumit “Osum” për të pritur kryqin.
Ndërkohë që kryqi u kap nga 26-vjeçari Pirenc Zharra, banues në lagjen “Goricë” në Berat. / Labyrinth