Në takimin e Ramës me ministrat u fol për pandeminë, krizën energjitike, por edhe të gjitha fushat dhe të gjitha dikasteret sa i përket objektivave të 300 ditëve në vijim.
Lajmin e dha gazetari i “News 24”, Ergys Gjençaj, i cili tregoi se mbledhja e qeverisë ka nisur që prej orës 09:00.
Kujtojmë se në konferencën e fundit për shtyp, kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa shtesë për të parandaluar përhapjen e Omicron.
Por mbetet për t’u theksuar se kreu i qeverisë tha gjithashtu që personalisht nuk ishte për masa të forta shtrënguese. / Labyrinth