Fri. Nov 22nd, 2024

Berisha në dalje të Kuvendit: Garantoj se ajo që ndodhi është një marrëveshje Rama-Basha!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat sapo ka dalë nga Kuvendi.

“Për të mbrojtur interesin kombëtar të kombit shqiptar për të denoncuar të gjitha aferat e këtij regjimi, regjim i cili ka zgjedhur trillimin, kurthet, pazaret për eliminimin e opozitarëve shqiptarë”, iu drejtua ai gazetarëve.

Pyetje nga gazetarët: Për çfarë pakti bëhet fjalë?

“Se çfarë date është pakti, do ua le juve dhe historianëve. Garantoj se ajo që ndodhi është një marrëveshje Rama-Basha“, u përgjigj Berisha.

Kujtojmë se Basha tha dje se Berisha nuk do të ishte pjesë e grupit parlamentar deri sa çështja non-grata të sqarohej. Por Berisha sot shkoi në Parlament, ashtu sikurse tha. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *