Sat. Sep 28th, 2024

Aktorja e famshme italiane: Më urre.jnë se bëra vaksinën dhe u sëmura, por unë do ta bëja 1 milion herë

Nga Giovanna Cavalli

“Ndërkohë që duhej të isha duke ecur në tapetin e kuq në Venecia për filmin e Sorrentinos me një fustan blu të mrekullueshëm, në vend të kësaj e pashë Festivalin e Filmit në televizion nga shtrati, veshur me pizhamet e mia. Tani më shumë se kurrë, pavarësisht të gjithave do ta bëja vaksinën përsëri dhe jo një herë, por një milion herë”, betohet aktorja italiane 25 vjeçare, Ludovica Bizzaglia.

Ajo tregoi me sinqeritet në rrjetet sociale, perikarditin tinëzar që e goditi disa ditë pas dozës së dytë të vaksinës Moderna, të marrë më 5 gusht.

Si e morët vesh?

Fillova të ndihem keq gjatë pushimeve në Greqi: dhimbje në gjoks, gulçim, dhimbje dhe ndjesi shpimi gjilpërash në krah. Në atë kohë mendova se ishte faji i ankthit, pasi vuaj nga sulmet e panikut, aq sa menjëherë më pas shkova në male në Bormio. Por unë vazhdova të përkeqësohesha, kisha frikë nga një sulm në zemër, kështu që nxitova përsëri për në Romë tek kirurgu im i zemrës, Massimo Massetti i Poliklinikës Gemelli, i cili më diagnostikoi në tre minuta. Simptomat ishin shumë të qarta për të: perikarditi i vaksinës (miokarditi dhe perikarditi janë ngjarje të rralla anësore të vaksinave të ARNi, inflamacioni zhduket brenda pak ditësh).

Nuk do të ketë qenë e lehtë.

Isha në shok, nuk ishte e lehtë, e pranoj, por dua t’u them të gjithëve se me terapinë e duhur dhe shumë pushim mund të shëroheni

Pasi morët vaksinën ju uruan më të keqen.

Dikush thoshte t’i meriton vdekjen, do të mbetesh me sëmundje e zemrës për gjithë jetën. Nuk e arrin moshën 40 vjeç, skllav i qeverisë dhe Rai. Dikush madje është i bindur se ne, si dëshmi të vaksinës, në të vërtetë u injektuam vetëm me ujë dhe sheqer.

Si iu përgjigje?

“Unë i injorova, aq shumë. I njoh mirë mediat sociale dhe e di që nuk mund t’i kënaqësh të gjithë, është ana tjetër e popullaritetit. Ato janë disa pika në një oqean, ka shumë prej nesh që e dinë se çfarë është e drejtë për të bërë: besoni në shkencë dhe vaksinohuni. Për më tepër, rreziku i miokarditit ose perikarditit është shumë më i lartë për ata që kanë marrë Covid-19 dhe nuk është e vërtetë që për të rinjtë virusi është vetëm një ftohje.

Ndonjë mesazh i bukur do të ketë ardhur.

Shumë fëmijë më kanë shkruar që janë vaksinuar fshehurazi nga prindërit. Dhe në fund, dashuria gjithmonë fiton mbi urrejtjen, unë jam e sigurt për këtë. /Adapted from Corriere Della Sera for Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *