Wed. Nov 20th, 2024

Kreu i Urgjencës Kombëtare: Është rritur numri i pacientëve në spitale, 16 vetëm në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se numri i pacientëve me koronavirus në dy stitalet Covid, Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po rritet. Të njëjtën gjë pohon edhe Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skëndër Brataj i cili tregoi çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit.

Ai zbuloi se 16 prej rasteve që kanë telefonuar 127-n, janë transferuar në spital.

“Gjatë 24 orëve bëhen 40-45-50 vizita për Covid. Në 24 orët e fundit në dy spitalet ishin 16 raste të transferuara nga Urgjenca Kombëtare, 9 te Sanatoriumi dhe 7 te QSUT”, u shpreh Brataj.

Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi sot se në kuadër të forcimit të masave për përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID19, do të dyshishohen ekipet e terrenit për shërbimin në banesë të qytetarëve të prekur nga COVID19 nga Urgjenca Kombëtare.

“Tirana mbetet e nxehtë, por ndërkohë jemi duke u përgatitur për përgjigjen ndaj situatës në të gjithë vendin. Në këtë moment jemi duke ndërtuar edhe më shumë skuadra mobile për pacientët me COVID19, pra skuadra të lëvizshme të cilat do të ofrojnë ndihmën në banesë sipas protokolleve, sipas gradës së sëmundshmërisë, për ata të cilët do të kenë nevojë për asistencë në shtëpi, apo për transferimin në spital sipas protokolleve. Përgjatë vjeshtë- dimrit, do të dyfishojmë ekipet tona të terrenit”, tha Manastirliu. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *