Demokrati Fatbardh Kadilli ka reaguar pas lajmit se ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim i kërkoi Bashës që Berisha të mos ishte i pranishëm në sallën e Parlamentit në shtator.
Ai thotë se këtë veprim Basha duhej ta kishte bërë me kohë dhe nuk duhet të priste t’ia kërkonte Yuri Kim.
“Është e turpshme që kryetari i Partisë Demkratike vihet me shpatulla pas muri nga Ambasadorja e USA për një çështje që zvarritet prej kohe, për një çështje që bën sikur nuk është. Është e pafalshme që vendimet e nesërme të jenë në kundërshtim me standardin dhe kërkesat e SHBA, vendit që ka një peshë të madhe në krijimin dhe mbështetjen e Partisë Demokratike. Është e papranueshme që Kryetari, pas këtij takimi, të kryejë veprime dhe të marrë vendime të detyruara vetëm e vetëm për të ruajtur karrierën apo karriken, por aspak pse ai beson me sinqeritet tek aleanca strategjike me SHBA”, he expressed.
Kujtojmë se Kadilli garoi në zgjedhjet për kryetar të PD-së, ku fitoi Basha. / Labyrinth