Mon. Nov 18th, 2024

No more photos with filters on Instagram! Norway sets "strange" law

Një gjë e padëgjuar më parë po ndodh në Norvegji, ku një ligj po hyn në fuqi i cili thotë se ndikuesit e mediave sociale nuk mund të postojnë foto të modifikuara pa deklaruar se çfarë kanë bërë.

Sipas BBC rregullat do të ndikojnë në çdo postim të paguar në të gjitha platformat e mediave sociale, si pjesë e një përpjekjeje për të ulur presionin e mënyrës si duken, mes të rinjve.

Madeleine Pedersen, 26 vjeç është një influencuese në Instagram. Ajo është nga Moss i Norvegjisë. Madeleine thotë për Radio 1 Newsbeat se shpreson që ligji t’i ndalojë të rinjtë për të krahasuar veten me imazhe joreale.

“Ka kaq shumë njerëz që janë të pasigurt për trupin ose fytyrën e tyre. Unë kam luftuar me çështje të trupit për shkak të Instagram-it”, është shprehur ajo.

Madeleine thotë se nuk ndjen nevojën për të redaktuar fotot e saj, të cilat arrijnë një audiencë prej më shumë se 90,000 njerëz.

Ajo ndryshon ngjyrat apo dritën, por thotë se kurrë nuk do të përdorte një aplikacion për të ndryshuar mënyrën se si duken fytyra apo trupi i saj. /Përshatatur nga BBC for Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *