Menjëherë pas lajmit se Gjykata Kushtetuese vendoi pezullimin e punimeve për Teatrin e Ri, ka reaguar Petrit Vasili.
Ai thotë se SPAK dhe KLSH nuk duhet të lejojnë asnjë veprim mbi truallin e Teatrit.
“Asnje veprim mbi truallin e Teatrit derisa te perfundoje ceshtja penale dhe te zbardhet vendimi i Gjykates Kushtetuese”, shkruan Vasili në rrjetet sociale.
Ai thotë se tani SPAK duhet të dërgojë kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj përpara drejtësisë. / Labyrinth