Programi i humorit “Portokalli” do të nisë më 26 Shkurt.
Lajmin e ka bërë me dije moderatorja e programit më të ndjekur të humorit, Kiara Tito.
Ajo ka postuar në Instastories lajmërimin, që moderatori i Big Brother VIP 4, Ledion Liço bëri të shtunën në program, ku tha se kanë dalë në shitje biletat.
“Lajmërimi më i rëndësishëm nga të gjithë është që sot në orën 18:00 dalin në shitje biletat e edicionit të 43-të të Portokalli”, është shprehur Ledioni të shtunën, duke iu referuar ditës së djeshme.
Ndërkohë që krahas postimit, Kiara ka vendosur edhe datën e nisjes së spektaklit, ku shkruan 26 Shkurt 2025. Dhe kjo konfirmon edhe njëherë faktin që Kiara do të jetë sërish moderatore e këtij spektakli.
- VIDEO/ “Hedhin baltë mbi mua dhe familjen time”, Luiz Ejlli paralajmëron portalet që publikojnë lajme të rreme
- FOTO/ Ndahet nga jeta bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj
- VIDEO/ Ja çfarë ndodhi mes Gertës dhe Gjestit në ‘dasmën’ e Loredanës dhe Jozit
- VIDEO/ Gjesti i shpreh pëlqimin Eglit: Nuk di çfarë po ndodh…
- VIDEO/ Klajdi Musabelliu: Valbona më tha do të shtyp me makinë, ‘kam marrë mbrojtje nga policia’
- “Jam bërë superhero në lagje, më erdhi keq për fëmijët”, Klajdi Musabelliu pas daljes nga BBV: Ja ç’më thanë