Fri. Jan 31st, 2025

“Më pëlqeu që e lartësoi atë grua”, Egla Ceno: Sjellja ndaj Kiarës e lartësoi Luizin në sytë e publikut!

Aktorja Egla Ceno ka bërë së fundmi një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram, me temë dashurinë në Big Brother VIP.

“Ky Gjesti është narcist, mashtrues, toksik 3 femra për 3 muaj, mashkull i degjeneruar”, shkruante një komentues.

Ndërkohë, fituesja e BBV3 është shprehur kështu: “Mos harro që janë brez ‘tjetër’, kjo nuk i justifikon se prindërit tanë krijonin familje në moshën e tyre, por kohët kanë ndryshuar. Ndjenjat duket sikur kanë kaluar në plan të dytë. Ama ka meshkuj që kur dinë çfarë duan, e tregojnë qartë… siç bëri Luizi me Kiarën. Sjellja e Luizit ndaj Kiarës e lartësoi akoma më shumë në sytë e publikut. Mua personalisht më pëlqeu që e lartësoi atë grua.”

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *