Xhilda Luzi ka qenë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përveç së tjerash ka folur edhe për raportin e saj me Ilnisa Agollin.
Ajo e pranoi se kanë pasur shumë miqësi me Ilnisën, por pas daljes nga Big Brother Ilnisa i kërkonte të mos i fliste Heidi Bacit dhe Egla Cenos.
“Unë mendoj se midis dy njerëzve, në çfarëdolloj marrëdhënie, midis fjalëve dhe veprave, flasin veprat. Unë e kam treguar veten time me vepra. Pati një shkëputje dhe distancim. Unë mendoj se njerëzit nuk i humb kur je keq, i humb kur ke sukses. Unë personalisht njerëzit në jetën time, i kam humbur kur kam pasur sukses. Pretendoja që të kisha një dashamirësi, mirëkuptim, mbështetje më të madhe nga Ilnisa. Ilnisa pretendonte që unë të mos flisja as me Heidin, as me Eglën… Ishte kjo një ndër arsyet. Një arsye tjetër, është që kur ti nuk gëzohesh për mua, për gjërat që më ndodhin, as unë nuk kam pse i vazhdoj veprat për ty”, ka thënë Xhilda.
- VIDEO/ “Jeta është me rreziku”, Gjesti: Jam i gatshëm për Zarf të Zi…
- VIDEO/ “Rozana më tha Egli është shërbëtorja jote”, banorja-Gjestit: O shpirt më ka marrë malli!
- Këto 3 shenja Horoskopi nuk kënaqen kurrë me asgjë
- Xhilda Luzi: Ilnisa Agolli nuk donte që të flisja me Heidin dhe Eglën
- Gerti Ferra pasi doli nga BBV4: Me Laertin e kam dhje*ë içik, por edhe ai mund të ishte pak më i matur
- “Kërkoj ndjesë që…”, Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK