Mon. Jan 20th, 2025

“Nuk ja kam ditur rëndësinë”, Xheneta flet për Gjestin: Mendova se po më përdorte që të dilja keq, por kur doli…

Sikurse ju kemi bërë me dije, Edona James ka hyrë në ambientet e shtëpisë së “BBVK” duke shpenzuar 24 orë me finalistët e këtij edicioni.

Në një moment ajo ka pyetur Xhenetën lidhur me marrëdhënien e kësaj të fundit dhe Gjestit, dhe se sa të vërteta kanë qenë ndenjat e saj.

Kur je këtu brenda, ndonjëherë e mendon që dikush do të shfrytëzojë ndjenjat e tua dhe tutesh dhe unë e kam mbajtur tepër shumë veten! Nuk ja kam ditur ndoshta as rëndësinë dhe as vlerën gjërave kur i kam patur afër meje. Sepse edhe në jetën e përditshme të ndodh por këtu brenda unë jam tut nonstop që ai po aktron dhe po do që mua të më nxjerrë keq. Më provokonte e gjëra të tilla. Por në momentin që ai doli, unë veç shpërtheva dhe realisht jam mërzitur shumë“, tha Xheneta.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *