Një lojë me puthje, e nxitur nga Vëllai i Madh për të gjithë banorët brenda shtëpisë së Big Brother VIP 4 për t’i afruar sado pak me njëri-tjetrin duke i larguar nga debatet dhe ofendimet, “e ka shtyrë” Jozin që të puthë pa dëshirën e saj Loredanën, duke i thënë që po prish rregullat e lojës.
E gjithë situata u komentua nga dy opinionistët Neda Balluku dhe Arbër Hajdari, por edhe nga moderatori Ledion Liço, i cili iu kthye Jozit.
DEBATI:
Jozi: Sado po mundohet kjo kultura e perëndimit me na ndryshu meshkujt shqiptarë ekzistojnë akoma
Ledion Liço: E di ku e kanë vendin ata që puthin me zor e kanë vendin te 313. Më vjen keq që je gjithë ky çun dhe ke kaq pak tru në kokë.
Jozi: Ndoshta kam shumë ndjenja.
Ledion Liço: Ndjenjat kiji ti, nuk t’i ndalon njeri ndjenjat.
- Ledion Liço i kthehet Jozit: Gjithë ky çun dhe ke kaq pak tru në kokë
- Jozi donte ta puthte me zor Loredanën, Laert Vasili: E kemi shkatërruar femrën shqiptare, JO do të thotë JO!
- Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra dhe magnituda
- Ish-banorja e BBV3: Gjesti nuk do hidhte poshtë lidhjen për Eglin
- VIDEO/ Protestë për Gjestin, publikohen pamjet jashtë shtëpisë së BBV4
- VIDEO/ Ja si reagoi Gjesti për dasmën e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos