Fri. Sep 20th, 2024

Foto/ Detaji i veçantë në maskën e Ramës sot në mëngjes tek Pallati i Kongreseve!

Sot në mëngjes u mblodh Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, ku përveç anëtarëve të tryezës, i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Ai u fotografua në hyrje të Pallatit të Kongreseve me një maskë të zezë e cila sipas autoriteteve përkatëse të mbron nga koronavirusi, ndërsa dallonte nga të tjerët që si duket nuk kishin vendosur maska.

Por ai që ra akoma më shumë në sy ishte një detaj në maskën e kryeministrit. Po të shihni foton më poshtë do vini re se maska ka logon e Kryeministrisë të stampuar në të.

Kujtojmë se javën e kaluar qeveria e bëri të detyrueshme vendosjen e maskës në çdo ambient të mbyllur.

Ndërsa sot u morën edhe disa masa të tjera si psh; mbyllja e diskove, klubeve të natës etj. / Labyrinth

Kryeministri Edi Rama tek Pallati i Kongreseve

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *