Ditën e djeshme, Gili dhe djali i saj Redoni u larguan nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP 4.
Ekskluzivisht për “Top Albania Radio” Françeska Murati, e cila ndodhej pranë ambienteve të shtëpisë në Top Channel, tha se kishte parë Gilin duke dalë nga shtëpia, ndërkohë që ishte duke qarë.
“Unë sapo erdha nga ambientet e Top Channel. Unë sa po futesha në parkim, ku është praktikisht shtëpia e Big Brother, pashë Gilin duke qarë. Edhe unë që fërkova sytë dhe thashë ‘Gili është kjo?’. U futa tek grimi dhe thashë ‘njerëz pashë Gilin, a jam çmendur?’. Pastaj kur doli lajmi, kuptova që Gili ishte larguar dhe unë nuk isha çmendur. Duke qarë. Shumë e emocionuar. Dhe unë isha ‘çfarë po ndodh?’.”, ka treguar Françeska.
- VIDEO/ Françeska Murati tregon momentin e largimit të Gilit nga BBV4: E pashë duke qarë…
- Kjo është kënga më e dëgjuar për 2024-n në TikTok
- Aurela Gaçe rikthehet në ekran si aktore, ja ku do ta shohim
- “Kisha qejf të martosha në Tropojë”, Xum Allushi: Por sa hyra në BBV…
- VIDEO/ “Dasma spektakolare dhe finale drithëruese”, Amarda Toska rikthen “Luftën e Nuseve”
- “Një ditë shumë e mirë për të bërë ndryshime”, Horoskopi i datës 27 Dhjetor