Mon. Dec 23rd, 2024

VIDEO/ Tension mes Jonida Maliqit dhe Elvana Gjatës? Mimikat e tyre në Festivalin e Këngës tregojnë gjithçka

Artistet e njohura shqiptare Jonida Maliqi dhe Elvana Gjata kanë pasur një miqësi të ngushtë në të kaluarën, duke shpërndarë shpesh komplimente dhe mbështetje për njëra-tjetrën në rrjetet sociale.

Mirëpo, duket se marrëdhënia mes dy këngëtareve ka ndryshuar kohët e fundit. Gjatë Festivalit të 63-të, u vërejt një tension mes tyre, që u pasqyrua qartë në disa momente të veçanta. Një nga ato momente ishte kur Jonida Maliqi votoi për Elvanën në vendin e tretë, ku mimikat e të dyja këngëtareve pas këtij akti dukeshin të ngarkuara dhe mjaft treguese për gjendjen e marrëdhënies së tyre.

Ky incident ka ndezur diskutime mes fansave dhe mediave, duke e bërë të qartë se tashmë mes dy artisteve nuk ekziston më ajo shoqëri e ngushtë që kishin dikur. /Iconstyle

Shikoni momentin me video:

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *